Policia e Kosovës njofton se 58-vjeçarja që u plagos aksidentalisht një ditë më parë në Podujevë, ka vdekur.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se aksidentalisht kanë plagosur me armë zjarri viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar në QKUK dhe pas një kohe e njëjta ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta, 13 fishek dhe një gëzhojë.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt./UBTNews