UBT News

Vdiq 20-vjeçarja që ishte e lënduar në shpërthimin në Ferizaj

Fatime Haxhidema, 20-vjeçare nga komuna e Ferizajt, ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga shpërthimi i bombolës së gazit në një restorant në Ferizaj, muajin e kaluar.

Lajmin e ka konfirmuar për UBTNews, zëdhënësi i komunës së Ferizajt, Albion Sherifi.

E ndjera më 7 janar ishte nisur për trajtim të mëtutjeshëm në Turqi, ku edhe ndërroi jetë.

Komuna e Ferizajt i ka shprehur ngushëllime familjes Haxhidema.

“Me dhembje të thellë, sot, mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetares sonë, Fatime Haxhidema, e cila ishte e lënduar nga shpërthimi i fillimvitit në njërin nga restaurantet e Ferizajt dhe po trajtohej në shërbimin e specializuar mjekësor në Turqi. Sot, jemi të gjithë të lënduar, të gjithë me familjen e të ndjerës. Ferizaj, humbi një bashkëqytetare, familja më të shtrenjtën familjare e shoqëria e saj, një mike të çmuar. Lutemi që shpirti i saj të prehet në paqen e pafundme. Ngushëllime të sinqerta, familjes, miqve e të njohurve të të ndjerës”, thuhet në njoftim.

Nga ky shpërthim që ka ndodhur në janar të vitit 2021, mbetën dhjetëra persona të lënduar./UBTNews

Exit mobile version