Numri i pelegrinëve myslimanë që kanë vdekur në Mekë ka tejkaluar shifrën 1 mijë. Shumica e të vdekurve janë besimtarë të paregjistruar që kryen pelegrinazhin në vapë ekstreme në Arabinë Saudite.
Numri i vdekjeve që u raportuan të enjten përfshin 58 persona nga Egjipti, sipas një diplomati arab. Ai njoftoi se nga 658 egjiptianë që kanë vdekur, 630 ishin pelegrinë të paregjistruar. Rreth dhjetë vende kanë shënuar 1 mijë e 81 vdekje gjatë pelegrinazhit.
Qendra Kombëtare Meteorologjike raportoi se temperatura maksimale u regjistrua 51.8C (125F) këtë javë në Xhaminë e Madhe në Mekë./UBTNews/