Dy fëmijë të moshës 8 vjeçare kanë vdekur si pasojë e lëndimeve trupore të marra, pasi u goditën nga një veturë. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Carralevë të Shtimes, derisa të ndjerët kanë ndërruar jetë në QKUK, pasi u dërguan atje për trajtim mjekësor.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate të publikuar në ‘Facebook’, derisa ka njoftuar se drejtuesi i veturës është ndaluar për 48 orë, shkruan Gazeta Express.
“Si pasojë e ketij aksidenti të komunikacionit, fillimisht lëndime të rënda trupore marrin dy këbësorët, të cilët pasi marrin ndihmën e parë mjekësore në QKMF-Shtime, dërgohen në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor . Më pas, të dy këmbësorët nuk kanë mundur ti mbijetojnë lëndimeve të rënda trupore dhe kanë ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë”, thuhet në njoftim.