Sunao Tsuboi, aktivisti më i njohur japonez kundër armëve bërthamore, i cili i mbijetoi sulmit bërthamor në Hiroshima, ka vdekur në moshën 96-vjeçare.
Sunao Tsuboi ishte rrugës për në kolegj kur u përfshi nga shpërthimi në Hiroshima më 6 gusht të vitit 1945, duke pësuar djegie në të gjithë trupin. Rreth 140 mijë njerëz mbetën të vdekur në këtë sulm bërthamor.
Tsuboi ia kushtoi jetën fushatës për zhdukjen e armëve bërthamore. Ai u takua me ish-presidentin amerikan, Barack Obama në vitin 2016, kur ish-presidenti vizitoi Hiroshimën./UBTNews