UBT News

Vdes punëtori i bllokuar nën rrënoja nga shembja e kullës në Romë

Pas 11 orësh u nxor i gjallë nga rrënojat e kullës mesjetare që u shemb pjesërisht në Romë, por punëtori 66-vjeçar nuk i mbijetoi plagëve teksa transportohej në spital.

Siç bëri të ditur Ministria e Jashtme ai ishte shtetas rumun, ashtu si një tjetër punëtor që u shpëtua më herët nga rrënojat dhe u dërgua në spital.

Nxjerrja e gjallë e Stroicit u përshkrua fillimisht si një akt i jashtëzakonshëm nga zjarrfikësit që kishin punuar deri në orët e vona të së hënës. Ekipet e shpëtimit përdorën dronë dhe mjete për pastrimin e rrënojave për të arritur tek ai, pavarësisht rrezikut që kulla e dëmtuar rëndë të shembej më tej.

Siç pohojnë mediat, 66-vjeçari kishte qenë i vetëdijshëm dhe kishte folur me punonjësit e emergjencës gjatë gjithë operacionit por zemra ishte ndalur rrugës për në spital.

Zyra e kryeprokurorit në Romë ka nisur një hetim lidhur me ngjarjen. Një pjese e strukturës mesjetare, të Torre deri Conti u shemb në 11 e 20 minuta të së hënës teksa ndërtesa po i nënshtrohej punimeve restaruruese.

Përpjekjet për të shpëtuar punëtorin e bllokuar nën rrënoja u ndërprerën pasi një segment i dytë i kullës 29 metra të lartë, që gjendet mes Koloseut dhe Fori Romani, nisi të shembej rreth 90 minuta më vonë duke krijuar një re të madhe pluhuri.

Një zjarrfikës u shoqërua në spital për shkak të problemeve në sy, por pjesa tjetër nuk pësoi lëndime dhe kërkimet rinisën më vonë. Kulla e shekullit të 13 u ndërtua nga Papa Inoccenti i 3 si rezidencë për vëllain e tij.

Të gjitha rrugët rreth saj janë mbyllur si masë sigurie nga policia./S.K/KP/

Exit mobile version