Personi që u aksidentua një javë më parë në Fushë Kosovë ka vdekur të mërkurën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Më datë 30.08.2023 është raportuar se viktima mashkull kosovar i lënduar rëndë në aksident trafiku më datën e lartcekur [24.08.2023] ka ndërruar jetë në QKUK-së”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
“Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës i dorëzohet familjarëve për ceremoninë e varrimit”, thuhet tutje.