Mbrëmë ka vdekur zyrtari policor i Gjilanit, Arif Sylejmani. I ndjeri u lind më 14.10.1956 dhe sipas policisë, i takonte gjeneratës së X-të të Policisë së Kosovës.
Oficer Arifi karrierën në Policinë e Kosovës e filloi në Stacionin Policor në Gjilan, ndërsa më vonë punoi në Njësinë Rajonale të Komunikacionit rrugor po në Gjilan.
“Puna, virtytet dhe sjelljet njerzore të Oficer Arifit do të jenë shembëlltyr për neve të gjithë kolegët që e njohëm dhe punum me të. Policia e Kosovës sot ka mbetë pa njërin nga puntorët ma të dalluar por Oficer Arifi do të kujtohet gjatë për kontributin dhe punën e palodheshme dhe të ndershme që ja ofroi shërbimit gjatë gjithë jetës së tij”, thuhet nga policia.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 13:00, në varrezat e qytetit të Gjilanit./UBTNews