Një ushtar i KFOR-it ka ndërruar jetë të dielën në Prishtinë. Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari ka bërë të ditur se aktualisht po njoftohen të afërmit të të ndjerit.
“Me zemër të pikëlluar njoftojmë se një pjesëtar ushtarak i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja ka ndërruar jetë dje në Prishtinë për shkaqe natyrale. Aktualisht po bëhet njoftimi i të afërmve”, ka thënë Kajari në një komunikatë për media.
Ai u ka shprehur ngushëllime të gjithë ushtarëve të KFOR-it dhe NATO-s.
“Zemra ime është me familjet dhe miqtë e ushtarit të ndjerë dhe me të gjithë kontingjentin hungarez të dislokuar në Kosovë. NATO vajton humbjen e një ushtari dhe ne jemi këtu për të mbështetur të dashurit dhe miqtë e tij. Bashkëluftëtarët, marinarët dhe avionët e tij vazhdojnë misionin e tyre të guximshëm të mandatuar nga OKB”, thuhet në deklaratën e Kajarit.