UBT News

Vdes një person si pasojë e një aksidenti trafiku në Bresje

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Pejë, më saktësisht në Bresje. Rastin e ka konfirmuar Luljeta Mehmeti nga Drejtoria për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun.

Vdekjen e ka konstatuar stafi kompetent i Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF).

“Me datën 30.01.2024 rreth orës 07:23 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë (Bresje). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore dhe ekipi mjekësor të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje. Bazuar në informacionet e para, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar stafi kompetent i QMF”, ka thënë Mehmeti.

Policia e Kosoves është duke e hetuar rastin.

 

Exit mobile version