UBT News

Vdes një person që u sulmua javën e kaluar në Shtërpcë

Një person i cili para disa ditësh ishte sulmuar fizikisht nga një person tjetër në Shtërpcë ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se i dyshuari për sulmin është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar na mbajtje. Rasti kishte ndodhur javën e kaluar në Shtërpcë.

“Shtërpcë / 10.12.2023 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që më datë 08.12.2023 kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka qenë në tretman mjekësor dhe më datë 12.12.2023 është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në noftimin e policisë.

Exit mobile version