UBT News

​Vdes një person që u aksidentua mbrëmë në Prishtinë

Mbrëmë në ora 20:25 në lagjen Emshir në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore. Sipas Policisë, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një motoçikletë.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës N.L, femër, 68 vjeç, e ka konfirmuar sot rreth orës 07:30, ekipi mjekësor në QKUK. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i motoçikletës është në kërkim nga ana e policisë”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version