Sipas raportit të policisë, aksidenti ndodhi mes një automjeti të udhëtarëve me drejtues mashkull kosovar dhe një autobusi me drejtues mashkull shtetas i Serbisë.
“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i automjetit të udhëtarëve i cili në spitalin e Mitrovicës ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, njofton policia.