UBT News

Vdes një person nga aksidenti i djeshëm në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka humbur jetën ndërsa gjashtë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të dielën në Prishtinë.

Sipas Policisë, në aksident trafiku kanë qenë të përfshira dy vetura udhëtarësh me targa vendore.

“Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar, drejtues i veturës, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i veturës tjetër dhe pesë pasagjerët që kishin qenë në atë veturë të gjithë kosovarë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në njoftim është bërë e ditur se personat e lënduar janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Exit mobile version