Një punëtor shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete në ambientin e punës në Lipjan.
Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur dje pasdite (e martë) rreth orës 17:00.
“Raportohet se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete në ambientin e punës. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e 24-orësh të policisë së Kosovës.
Ndërsa, edhe të hënë një punëtor ka humbur jetën derisa ishte duke punuar në Prishtinë.