Një person ka vdekur në Prizren. Policia njofton se gjendja e tij shëndetësore u keqësua teksa ishte duke luajtur futboll. Viktima raportohet të ketë ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
“Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke luajtur futboll, i është keqësuar gjendja shëndetësore. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.