Sipas raportit të policisë, thuhet se është raportuat se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar në pyll është zënë nga traktori dhe duke mos i përballuar lëndimeve ka ndërruar jetë.
Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.