Një person ka vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.
Policia në raportin 24-orësh bën të ditur se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë.
“Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ku dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit si dhe kushteve të rrugës godet këmbësorin mashkull i cili pëson lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës, në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, tregon Policia e Kosovës në raportin 24-orësh./UBTNews