UBT News

Vdes një person në një aksident trafiku në Gjilan

Një person ka vdekur në një aksident trafiku që ndodhi në Gjilan të mërkurën. Policia ka raportuar se në këtë aksident trafiku janë përfshirë dy vetura.

“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurës ka pësuar një mashkull kosovar. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion në Prishtinë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./UBTNews

Exit mobile version