UBT News

​Vdes një person në një aksident në Kamenicë, arrestohet shoferi

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e 5 tetorit në fshatin Novosellë të Kamenicës. Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar shoferin e veturës i cili dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë ka humbur kontrollin mbi veturë.

Aksidenti me fatalitet, sipas Policisë, ka ndodhur rreth orës 18:30.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka dalë jashtë rrugës duke goditur kështu anësoret e metalit”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Viktima, ka bërë të ditur Policia, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime ka pësuar edhe pasagjeri tjetër mashkull kosovar si dhe vet drejtuesi i veturës.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari-drejtuesi është dërguar në mbajtje”./D.B/KP

Exit mobile version