Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i cili ishte duke u trajtuar në QKUK ka ndërruar jetë. Sipas njoftimit thuhet se rastin në polici e ka njoftuar stafi i QKUK-së.
“Nga Stafi i QKUK është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.