UBT News

Vdes një i burgosur në Spitalin e Pejës

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot rreth orës 15:15 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri I.B, viti i lindjes 1951.

“I burgosuri gjatë qëndrimit të tij në Qendrën Korrektuese Dubravë për një kohë të gjatë ishte duke u trajtuar në Stacionarin Shëndetësor të qendrës. Nga data 03.12.2020 me rekomandim të mjekut të qendrës është hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim./UBTNews

Exit mobile version