Një grua ka vdekur në Spitalin e Pejës. E njëjta ishte dërguar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare të Klinës në gjendje të rëndë.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se me vendim të prokurorit trupi u pajetë i viktimës është dërguar në Insitutin e Mjeksë Ligjore për obduksion.
“Nga Spitali i Pejës është informuar se viktima femër kosovare e cila ishte sjellur nga QKMF Klinë në gjendje të rëndë shëndetësore, ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.