Në Skenderaj raportohet se një femër për shkaqe të panjohura ka kërcyer nga kati i tretë i shtëpisë, dhe si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Baks, ditën e mërkurë, rreth orës 12:35.
“Raportohet se viktima femër kosovar e për shkaqe të panjohura ka kërcyer nga kati i tretë i shtëpisë. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar fillimisht në emergjencën e Drenasit e më pas në QKUK, ku dhe ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e PK-së./UBTNews