Një grua ka vdekur dhe gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ndodhi pasditen e së mërkurës në rrugën Gjilan-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Kishnicë.
“I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit, viktima femër kosovare-pasagjere në veturën e të dyshuarit, në QKUK ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit e veturave, dhe katër (4) pasagjerë (dy femra dhe dy meshkuj kosovarë) në dy veturat e aksidentuara”, njofton PK-ja.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt./UBTNews