Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në fshatin Uglar të komunës së Gjilanit.
Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Ismet Hashani.
Në ndërkohë tre të tjerë janë dërguar për trajtim në spitalin rajonal në Gjilan dhe sipas Hashanit kanë lëndime të rënda.
Njoftimi i plotë:
“Vetaksident Trafiku me fatalitet”
Në orët e herëshme të mëngjesit të sotëm 24.06.2021, në hyrje të fshatit Uglar ka ndodhë një vetë aksident ku, në vetur ishin katër persona.
Si pasojë e vetëaksidentit , me lëndime të rënda janë dërgu në spitalin rajonal në Gjilan.
Nga hetimet e para mësohet se njëra nga pasagjeret femër shtetase e Shqipërisë ka humbë jetën si pasojë e aksidentit.
Për rastin është njoftu prokurori i shtetit.
Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrthanat e këti aksidenti të rëndë.
Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të fshatit Uglar të Komunës së Gjilanit.