Ka vdekur një grua nga Gushterica e Poshtme e komunës së Graçanicës, pasi burri i saj e kishte rrahur dhe i kishte shkaktuar lëndime të rënda.
Këtë e ka konfirmuar drejtori i Qendrës Emergjente në Prishtinë, Naser Syla, duke njoftuar se nga rrahja e rëndë, viktima kishte pësuar hemorragji në tru dhe nuk ishte e mundur operimi në atë gjendje.
“Fatkeqësisht, ajo ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Kishte një hemorragji në tru nga lëndimet e rënda, dhe ne nuk mundëm ta operonim në atë gjendje. Ajo ishte në makineri 24 orë në ditë”, tha Syla./UBTNews/