Sipas raportit 24 orësh të Policisë, një rast i hetimit të vdekjes është regjistruar dje në Fushë Kosovë.
Bëhet e ditur se viktima, një femër kosovare, fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rrethanat e rastit mbeten nën hetim nga autoritetet kompetente.
