Një fëmijë rreth katërvjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur nga një veturë në oborrin e shtëpisë në fshatin Dardani në Ferizaj.
Zëdhdënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se shoferi i makinës ka lidhje familjare me viktimën.
“Me datën 22.06.2025 rreth orës 18:45, nga stacioni policor në Viti jemi njoftuar se në ambulancën e fshatit Pozheran është dërguar një fëmijë rreth moshës 4-vjeç, i cili është konstatuar pa shenja jete nga mjeku kujdestar. Dyshohet se fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani, në oborrin e shtëpisë, ndërsa ngasësi – ka lidhje familjare me viktimën”, tha Veseli.
Ai shtoi se idyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore për të ekzaminuar vendin.
“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe ngasësi i veturës është ndaluar në mbajtje për 48 orë”, tha Veseli.