UBT News

Vdes një 67-vjeçare në Dragash, dyshohet se shkak ishte dhuna në familje

Një grua 67-vjeçare ka vdekur në fshati Kuk të Dragashit. Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Ai ka thënë se dyshohet se ka pasur dhunë në familje. Sipas Policisë, ajo ka vdekur në ora 05:00 të mëngjesit, të hënën.

“Më datën 26 12 2022 në fshatin Kuk të Dragashit është raportuar për një grua 67 vjeçare të vdekur në shtëpinë e saj. Për shkak se e njëjta edhe më herët ka raportuar dhe është viktimë e dhunës, policia në konsultim me prokurorin kanë hapur rastin si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Bytyqi.

Bytyqi ka shtuar se nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes janë vërejtur disa shenja dhune në trupin e viktimës.

Rasti do të hetohet dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzamenim mjeko-ligjor, ka thënë Bytyqi.

Exit mobile version