UBT News

Vdes një 46-vjeçar nga Hajvalia, dyshohet se kreu vetëvrasje

Një 46-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 11:00 në Hajvali. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci deklaroi se sipas informacioneve të para, dyshohet që viktima kreu vetëvrasje në garazhin e shtëpisë së tij.

Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ana e mjekëve në shtëpinë e shëndetit në Hajvali.  

“Policia është në vendin e ngjarjes dhe aktualisht po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e plotë të saj”, deklaroi Borovci./UBTNews

Exit mobile version