UBT News

Vdes një 16-vjeçar nga COVID-19 në Kosovë

Covid-19 ia mori jetën një 16 vjeçari nga komuna e Vitisë. Vdekjen e 16-vjeçarit e ka konfirmuar për KosovaPress, drejtori i Spitalit Regjional të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.

Hajrullahu bën të ditur se 16-vjeçari kishte sëmundje të tjera shoqëruese, dhe se gjendja e tij ishte e rëndë prej që ishte shtrirë për hospitalizim.

“Në gjendje të rëndë ka qenë që nga fillimi i trajtimit në repartin tonë. Paraprakisht ka qenë i sëmurë, ka qenë me ngecje psiko-motorike. Në spitalin e sëmundjeve infektive ka qenë i hospitalizuar qe 10 ditë”, tha Hajrullahu. 

Exit mobile version