UBT News

Vdes në vendin e punës një person në Lipjan

Një person ka vdekur në Lipjan si pasojë e lëndimeve që ka marrë derisa ishte duke punuar. Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës, në Lipjan.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar si “vdekje e dyshimtë”.

“Lipjan,21.09.2021 – 08:51. Viktima mashkull kosovar gjersa ishte duke punuar , është lënduar dhe si pasoj e lëndimeve, viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, bëhet e ditur në raportin e policisë./UBTNews

Exit mobile version