Një person ka humbur jetën pasi kishte pësuar lëndime të rënda nga rrëzimi prej një peme në Suharekë.
Sipas raportit policor, viktima mashkull kosovar ishte dërguar fillimisht për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi ishte lënduar duke u rrëzuar nga një pemë në lartësi prej rreth 5 deri në 6 metrash.
Rreth orës 21:15, Policia është njoftuar nga QKUK-ja se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.
Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”./A.K/
