Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po trajtohej pasi ishte aksidentuar më 13 prill.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Prishtinë / 13.04.2025 – 13:55. Lidhur me rastin, raportohet se më 21.04.2025 në QKUK, ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar që ishte duke u trajtuar pasi ishte aksidentuar më 13.04.2025. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.