Policia e Kosovës ka njoftuar se në QKUK ka ndërruar jetë një person i cili ditë më parë e kishte lënduar veten me thikë.
Në raportin 24-orësh thuhet se i njëjti ishte lënduar në shtëpinë e tij në Ferizaj.
“Ferizaj / 01.02.2024 – 13:00. Nga QKUK është raportuar se ka vdekur viktima mashkull kosovar, i cili ditë më parë në shtëpinë e tij e kishte lënduar vetën me një thikë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, njofton policia.