UBT News

Vdes në një aksident tragjik pronari i Millwall, John Berylson

Pronari i Millwall, John Berylson ka vdekur në një “aksident tragjik”, ka njoftuar klubi i futbollit.

Ekipi i Championship ka konfirmuar lajmin por nuk dha asnjë detaj të mëtejshëm për vdekjen e 70-vjeçarit.

Biznesmeni amerikan u përfshi në klub në vitin 2006 dhe u bë një aksioner i rëndësishëm në 2007.

Ai la pas gruan e tij Amy dhe tre fëmijët e tij, Jennifer, James dhe Elizabeth.

“Vdekja e papritur dhe tragjike e John do të ndikojë padiskutim të gjithë ata që patën fatin ta njohin atë. Ai ishte një njeri me të vërtetë i madh, tepër i përkushtuar ndaj familjes së tij dhe një person me bujari, ngrohtësi dhe dashamirësi të jashtëzakonshme”, thotë Millwall./UBTNews/

Exit mobile version