UBT News

Vdes muzikanti legjendar D’Angelo, në moshën 51-vjeçare

Muzikanti dhe producenti legjendar amerikan, D’Angelo, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare.

Këtë e ka bërë të ditur familja e tij duke publikuar një njoftim në rrjetet sociale.

“Ylli që ka ndriçuar familjen tonë ka ndalur dritën e tij në këtë botë… Pas një beteje të gjatë me kancerin, me zemër të thyer njoftojmë se Michael D’Angelo Archer, i njohur në mbarë botën si D’Angelo, ka ndërruar jetë sot, më 14 tetor 2025,” thuhet në deklaratë.

Ata shtuan se, “jemi të pikëlluar, por thellësisht mirënjohës për trashëgiminë e muzikës së jashtëzakonshme që ka lënë pas. Ju lutemi të respektoni privatësinë tonë në këtë periudhë të dhimbshme, por ju ftojmë të bashkoheni me ne në kujtimin e tij.”

Sipas raportimeve të TMZ, shkaku i vdekjes ishte kanceri i pankreasit.

I lindur në Virginia, D’Angelo publikoi tre albume: debutimin e tij të famshëm “Brown Sugar” (1995), pasuar nga “Voodoo”, dhe albumin e fundit “Black Messiah”, që përmban 12 këngë, përfshirë “Really Love”, kënga e parë zyrtare pas “I Found My Smile Again” në vitin 2008.

“Black Messiah” arriti vendin e parë në tabelat e albumeve R&B/Hip-Hop dhe Indie Store në SHBA, u rendit i pesti në US Billboard 200, duke vulosur statusin e D’Angelo-s si një nga zërat më të mëdhenj dhe më me ndikim në historinë e muzikës R&B. /A.Z/UBT News/

 

Exit mobile version