Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë 49-vjeçar nga fshati Llaushë i Skenderajt, i cili ishte aksidentuar më datë 27 dhjetor 2023.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Sot rreth orës 11:00, nga ShSKU-ja, është raportuar se viktima këmbësori 49-vjeçar, i aksidentuar më datë 27 dhjetor 2023 në fshatin Llaushë të Skenderajt, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka deklaruar Zahiti.