UBT News

Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Daut Rexha

Ka vdekur luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Rexha, në moshën 60 vjeçare. Kjo është bërë e ditur nga familjarët, teksa varrimi do të bëhet gjatë ditës së shtune në orën 16:00.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se baba jonë, bashkëshorti, familjari, dhe luftëtari i orëve të para të UÇK-së DAUT REXHA, sot ndërroj jetë, në moshën 60 vjeçare”, thuhet në njoftim.

“Varrimi bëhet nesër (e shtunë) me datën 23.09.2023 në ora 16:00 me Ikindi në varrezat e Dragodanit. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës!”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version