UBT News

​Vdes gazetari Zijadin Gashi

Ka vdekur në moshën 51-vjeçare gazetari Zijadin Gashi. Lajmi është bërë i ditur të martën pasi Gashi ishte përballur me një sëmundje të rëndë.

Ai ka lënë prapa vetës gruan dhe tre fëmijë.

Zijadin Gashi ka punuar në disa media në Kosovë dhe puna e tij është shpërblyer me çmime.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës gjatë këtij viti i ka ndarë mirënjohje për punën e tij gjatë periudhës së luftës.

Së fundmi, Gashi ka punuar kryeredaktor në Tëvë1. Ndërkaq më herët, për shumë vjet ka punuar në Radion Evropa e Lirë.

Ai ka lënë gjurmë në mediat vendore.

KosovaPress u shpreh ngushëllime familjes dhe kolegëve të tij.

Exit mobile version