Me një humbje të madhe për median kosovare, Faton Osmani, gazetari i njohur dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve Ekonomia Online, ka ndërruar jetë në moshën 49 vjeçare.
Faton Osmani është kujtuar si një nga emrat më të respektuar në fushën e gazetarisë në Kosovë, i njohur për angazhimin e tij të palodhur dhe përkushtimin ndaj gazetarisë së pavarur. Ai ka kontribuar për vitet e tëra duke ofruar lajme të besueshme dhe të verifikueshme për publikun kosovar, duke udhëhequr një platformë mediatike që u shqua për profesionalizëm dhe transparencë.
Osmani, para se të themelonte Agjencinë Ekonomia Online, ka punuar në media vendore dhe ndërkombëtare, ku ka lënë gjurmë të rëndësishme në zhvillimin e gazetarisë profesionale në vend. Përmes punës së tij, ai ka dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm në ngritjen e standardeve të medias dhe në promovimin e një informacioni të saktë dhe të paanshëm.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka tronditur të gjithë komunitetin mediatik, miqtë dhe kolegët, të cilët e kujtojnë për energjinë dhe pasionin që ai kishte për profesionin e gazetarit.
Ngushëllimet më të sinqerta shkojnë për familjen, miqtë dhe kolegët e Faton Osmanit. Ceremonia e varrimit do të bëhet ditën e nesmërme me namazin e drekës./UBTNews/