Një rast i rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës, përkatësisht në repartin e gjinekologjisë.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pasi e ka dërguar bashkëshorten për lindje në repartin e gjinekologjisë, e ka kuptuar se foshnja ka vdekur.
Në njoftim gjithashtu thuhet se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, teksa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është klasifikuar si trajtim i papërgjeshëm mjekësor.