Zëvendëskomandanti i batalionit të 8-të të forcave të armatosura ruse, Vladimir Petrovich Frolov, është vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve TASS.
Lajmi u konfirmua nga kryetari i St. Petersburgut, Alexander Beglov. Ai tha se “Vladimir Petrovich Frolov ka vdekur heroikisht në betejën ndaj nacionalistëve ukrainas”.
Që nga fillimi i luftës, disa gjeneralë rusë janë vrarë. Është e pazakontë që ushtarakë të nivelit të lartë të jenë aq afër vijës së frontit, por burimet perëndimore besojnë se është bërë kjo për të rikthyer nën kontroll operacionet, që në disa zona kanë shkuar keq. /UBTNews/