Britaniku Paul Urey, që po mbahej peng nga separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainë, ka vdekur në paraburgim, raportojnë mediat e huaja.
Familja e 45-vjeçarit u kontaktua nga Ministria e Jashtme Britanike, thotë Presidium Network, një grup ndihmash që ka ndihmuar të afërmit e tij. Nëna e tij është “e shqetësuar dhe ende në shok”, njofton grupi.
Urey u arrestua në Republikën e vetëshpallur popullore të Donetskut në muajin prill dhe akuzohej si mercenar./UBTNews/