UBT News

Vdes Agron Haradinaj, një nga luftëtarët e parë të UÇK-së

Ka vdekur një nga luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Haradinaj, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë e shkaktuar nga presioni i eksplodimit të një rakete të hedhur nga aeroplanët e ushtrisë serbe në bombardimet në fshatin Prilep të Deçanit.

Xhavit Haliti ka shkruar se Agron Haradinajt qysh si i ri e ndoqi traditën familjare në rrugën e atdhedashurisë.

“Ishte një nga të burgosurit politik më të ri në moshë, kurse gjatë luftës çlirimtare një nga ushtarët e parë të UÇK-së. Ngushëllime familjes Haradinaj, bashkëluftëtarëve, miqve dhe shokëve të Agronit! Agron, u prehsh në paqe”, ka shkruar ai.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur thekësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Agronit.

Agroni një jetë të tërë ishte në shërbim të Atdheut, para lufte, në luftë e në paqe. Bashkë më të vëllain Nasimin, angazhimin për vendin e kishte trashëguar nga i ati Smajl Haradinaj.

“Ai ishte i burgosuri politik më i ri në moshë në Jugosllavinë e atëhershme ndërsa u shqua si njëri ndër luftëtarët më të zotë të Ushtrisë Çlirimtare. Ai kishte kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë e shkaktuar nga presioni i eksplodimit të një rakete të hedhur nga aeroplanët e ushtrisë serbe në bombardimet në fshatin Prilep të Deçanit. Ngushëllime familjes Haradinaj, bashkëluftëtarëve, shokëve dhe gjithë atyre që e njohen. U prehsh në paqe, Agron”, ka shkruar ai.

Kurse, ushtruesi i detyrës së kryetarit Organizatës së Veteranëve të luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka shkruar se Agron Smajl Haradinaj vuante prej shumë vitesh nga një sëmundje e rëndë dhe trajtohej jashtë shtetit.

“Agroni një jetë të tërë ishte në shërbim të Atdheut, para lufte, në luftë e në paqe. Bashkë me të vëllain Nasimin, angazhimin për vendin e kishte trashëguar nga i ati Smajl Haradinaj. Ai ishte i burgosuri politik më i ri në moshë në Jugosllavinë e atëhershme ndërsa u shqua si njëri ndër luftëtarët më të zotë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për ceremoninë e varrimit do të njoftoheni. Në emër të OVL UÇK-së i shprehim ngushëllime familjarëve, bashkëluftëtarëve, shokëve e miqve. Lavdi jetës dhe veprës së tij”, ka shkruar ai.

Exit mobile version