Një djalë 7-vjeçar ka vdekur mbrëmë si pasojë e kontaktit me rrymën në shtëpinë e tij. Vdekjen e të miturit e kanë konstatuar mjekët në spitalin rajonal të Gjakovës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Mrëmë rreth orës 19:20 është pranu informacioni nga Spitali Rajonal i Gjakovës se viktima i gjinisë mashkull i lindur në vitin 2015 kishte pasur kontakt me energji elektrike…Më pas nga spitali është marrë informata që fëmija ka vdekur dhe trupi i tij është dërguar për obduksion në IML”, tha Elezaj.
Rasti në polici është hapur si “hetim i vdekjes”.