Një vetaksident i rëndë ka ndodhur në ora 00:50 pas mesnate në aksin rrugor Gjilan-Dheu i Bardhë, ku si pasojë ka vdekur një 28-vjeçar. Rastin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Policia njofton se vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 00:50, teksa viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes.
“Sot më 25.01.2024 rreth orës 00:50 Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan ka pranuar informacion se ka ndodhur një vetë aksident trafiku në fshatin Miresh i Vogël, aksi rrugor Gjilan-Dheu i Bardhë. Hetues policor nga njësiti i trafikut rajonal së bashku me ekipin e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Si pasojë e këtij vetë aksidenti drejtuesi i automjetit me traga vendore i vitit të lindjes 1996 (mashkull kosovar shqiptar) nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, ndërsa pasagjeri i këtij automjeti është transferuar me autoambulancë në qendrën emergjente në spitalin rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rrethanat e rastit janë duke u hetuar nga hetues policor të aksidenteve të trafikut rajonal në Gjilan.