UBT News

Vdekjet nga shurupi i kollës: OBSH kërkon ‘veprim të menjëhershëm’ pas 300 vdekjeve të fëmijëve vitin e kaluar

Më shumë se 300 fëmijë në Gambi, Indonezi dhe Uzbekistan vdiqën nga dëmtimi akut i veshkave – dëmtim ky i lidhur me shurupin e kontaminuar të kollës, duke bërë që OBSH të bëjë thirrje për veprime për të parandaluar vdekjet e mëtejshme. Shumica e atyre që vdiqën ishin nën moshën pesë vjeç.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë thirrje për “veprim të menjëhershëm dhe të bashkërenduar” pasi vdekjet e më shumë se 300 fëmijëve u lidhën me shurupin e kontaminuar të kollës vitin e kaluar.

Në vitin 2022, më shumë se 300 fëmijë në Gambi, Indonezi dhe Uzbekistan – të cilët ishin kryesisht nën moshën pesë vjeç – vdiqën nga dëmtimi akut i veshkave, në vdekje të lidhura me ilaçe të kontaminuara, tha OBSH.

Filipinet, Timori Leste, Senegali dhe Kamboxhia gjithashtu kanë ilaçet në shitje dhe mund të ndikohen, raportoi Reuters.

OBSH bëri thirrje për veprim në 194 shtetet e saj anëtare për të parandaluar më shumë vdekje./UBTNews/

Exit mobile version