UBT News

Vdekjet nga lija e majmunit në ShBA janë të rralla, pse është e vështirë të konfirmohen ato?

Monkeypox virus particles, illustration. Monkeypox virus particles are composed of a DNA (deoxyribonucleic acid) genome surrounded by a protein coat and lipid envelope. This virus, which is found near rainforests in Central and West Africa causes disease in humans and monkeys, although its natural hosts are rodents. It is capable of human to human transmission. In humans it causes fever, swollen glands and a rash of fluid-filled blisters. It is fatal in 10 per cent of cases. (Photo by: SCIENCE PHOTO LIBRARY via AP Images)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistruan mbi 25 mijë raste të lisë së majmunit, por rastet e vdekjeve janë të rralla.

Ndër të paktat e raportuara, ndonjëherë ka qenë e vështirë të përcaktohet roli i lisë së majmunit në vdekje.

“Është njëfarë situate e vjetër që kishim me Covid: A keni vdekur nga Covid apo keni vdekur me Covid? Dhe ky është i njëjti skenar: A keni vdekur me li të majmunit apo keni vdekur nga lija e majmunit?”, tha Lori Tremmel Freeman, shefi ekzekutiv i Shoqatës Kombëtare të Zyrtarëve Shëndetësor të Qarkut dhe Qytetit.

Viktima e parë konfirmuar në ShBA për shkak të lisë së majmunit u raportua në Kontenë e Los Angelesit në muajin shtator. Një person me linë e majmunit në Houston vdiq në muajin gusht, por zyrtarët nuk e kanë përcaktuar nëse virusi shkaktoi vdekjen. Të enjten, Ohio raportoi viktimën e parë me li të majmunit, por tha se “vikima kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese”.

Shumë njerëz që janë infektuar me linë e majmunit në këtë shpërthim kanë gjithashtu sisteme imune të komprometuara ose probleme të tjera shëndetësore, sikurse HIV. Mund të jetë e vështirë për zyrtarët të përcaktojnë nëse një vdekje në fakt është shkaktuar nga lija e majmunit ose nëse personi ka vdekur nga probleme të tjera shëndetësore, ndërkohë që ka qenë i infektuar me linë e majmunit.

Hulumtimet nga shpërthime të tjera kanë zbuluar se vdekjet nga lija e majmunit më shpesh prekin foshnjat, gratë shtatzëna dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar.

Mundësia për një sëmundje të rëndë

Në nivel global janë regjistruar më shumë se 68 mijë raste me linë e majmunit dhe 25 vdekje të konfirmuara në shpërthimin aktual, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Rastet e reja të lisë së majmunit në Shtetet e Bashkuara kanë rënë vazhdimisht në javët e fundit, por shqetësimi mbetet për mundësinë e sëmundjes së rëndë ose vdekjes, veçanërisht te njerëzit me imunitet të kompromentuar. Në një alarm dërguar ofruesve të kujdesit shëndetësor të enjten, CDC tha se disa njerëz me linë e majmunit kanë pasur “manifestime të rënda” të sëmundjes, shtrime të zgjatura në spital ose probleme “të konsiderueshme” shëndetësore.

Për të përcaktuar nëse lija e majmunit ka shkaktuar ose kontribuar në një vdekje, patologët mjeko-ligjorë kërkojnë të dhëna se si simptomat në mënyrë specifike mund të jenë bërë fatale./UBTNews/

Exit mobile version